Peshkopi, kanali përmbyt banesat

21/06/2010 12:20

Ujrat e një kanali vaditës dhe kullues, kanë dëmtuar mjaft rrugë dhe banesa të qytetit të Peshkopisë.

Mjaftoi fare pak shi per te treguar cilesine e punimeve te bera ne kete kanal. Banoret e disa lagjeve te qytetit te Peshkopise kane luftuar me mjete rrethanore me rrjedhen e ujit dhe baltes qe vershoi ne banesat e tyre.

Disa nga banoret nderhyre edhe per te bere riparime te pjesshme ne kanal.

Banoret kane kerkuar edhe ndihmen e pushtetit lokal per kete rast por në mungese te nje pergjigjie vazhdojne te luftojne me ujin dhe balten.

Top Channel