Meksikë, 9 vetë ekzekutohen nga një bandë

27/06/2010 14:45

Banda e trafikut të drogës vazhdojnë të bëjnë ligjin në Meksikë.

Një tjetër ekzekutim masiv ka ndodhur në vendin e Amerikës Qëndrore, duke e rënduar edhe më shumë bilancin e ketij viti që rezulton të jetë më i përgjakshmi.

9 persona janë eksekutuar nga disa njerëz të armatosur në një qëndër kurimi ndaj drogës në qytezën Gomez Palacio e shtetit Durango. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Kohët e fundit vrasjet masive në qytetet meksikane janë kthyer në modë, ndërsa policia është e pafuqishme për të ndaluar masakrat.

Top Channel