Qeveria “gëlltit” kredinë

30/06/2010 15:15

Në pamundësi për të marrë borxh në tregun ndërkombëtar si pasojë e krizës, qeveria ka rritur fort huamarrjen nga bankat private në vend duke qene rrezik per tregun pasi eshte nje tendence per t’i marre pjesën me te madhe të fondeve.

Për gjysmën e parë të vitit qeveria ka marrë borxh në tregun e brendshëm, plot 20 miliardë lekë ose 4 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë kur kredia për sektorin privat ishte sipas Shoqatës së Bankave vetëm 9 miliardë lekë, shifër kjo më e ulët edhe se sa ajo e vitit të kaluar,  kur sistemi bankar po përballej me tërheqje masive të depozitave dhe bankat nuk kishin fonde të lira.

Këtë vit gjendja e likuiditetit në banka është shumë më e mirë, si pasojë e rritjes së depozitave. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar depozitat në banka janë rritur me 30 miliardë lekë. Por mbi 70 perqind e kesaj shume eshte marre nga qeveria dhe jo nga biznesi. Bankat preferojnë më mirë t’i japin kredi shtetit, edhe me interesa më të ulëta, për shkak se risku i moskthimit eshte gati zero. Ndaj kërkesa e lartë e qeverisë për borxh mund të shndërrohet në një faktorë që kufizon kredinë për sektorin privat.

Për gjithë vitin qeveria ka parashikuar të marrë borxh të brendshëm 49.7 miliardë lekë, pak a shumë në të njëjtat nivele si vitin e kaluar. Por ndonëse vjet gjysma e borxhit të brendshëm u mor nga jashtë nga dy banka të huaja private, këtë vit me dështimin e eurobondit gjasat janë që të gjitha këto para të merren nga bankat vendase, duke kufizuar jo pak kredinë për biznesin.

Top Channel