Tjetër gafë e aktorit të çmimit Oskar, Mel Gibson. Sipas një faqe interneti gossip, aktori gjatë një zënke me ish të dashurën ruse, pianisten Oksana Grigorieva ka përdorur fjalën “zezak”.

Lajmi publikohet në faqen e internetit Radaronline, ku ndodhen gjithashtu disa fragmente të regjistrimit të kryer nga ish  e dashura e Gibson.

Në regjistrim, aktori hollivudian ka zgjedhur një gjuhë aspak të përshtatshme për të kritikuar veshjen e Grigorievës, e dashura e asaj kohe.

“Nëse do të përdhunohesh nga një tufë zezakësh do të jetë faji yt”, thuhet në regjistrimin që Radaronline pretendon se është zëri i Gibson.

Kjo nuk është hera e parë që aktori lëshon deklarata me përmbajtje racore. Katër vjet më parë Gibson në një deklaratë të tijën shfaqi bindje anti-semitizmi.

Top Channel