Australia, politika të reja për emigracionin

06/07/2010 11:40

Kryeministrja australiane Julia Gillard dhe lideri i opozitës kanë njoftuar bashkarisht një politikë të re ndaj dhënies së azilit për emigrantët.

Gillard ka deklaruar se negociatat janë në zhvillim e sipër me Timorin Lindor, në kuadër të një procesi rajonal për azilkërkuesit.

Kryeministrja ka bërë të ditur gjithashtu se proceset për azilkërkuesit nga Sri Lanka do të ndërpriten menjëherë, ndërkohë që do të vazhdojnë ato për afganët.

Zgjedhjet në Australi do të mbahen këtë vit dhe politikat për emigracionin janë tema kyce. Lideri i opozitës, Tony Abbott ka deklaruar se strategjia e tij për emigracionin do të kthente mbrapsht varkat me refugjatë.

Top Channel