Emigrantët, kryesisht ata shqiptarë, konsiderohen si shpëtimtarët e ekonomisë në Maqedoni.

Sipas raportimeve të mediave lokale, emigrantët shqiptarë kanë futur në vendin fqinj rreth 1 miliard euro, shifër me të cilën qeveria mendon të mbulojë deficitet.

Fluksi i kthimit të emigrantëve në vendin e tyre ka nisur këtë muaj dhe me paratë e sjella pritet që të rimëkëmbet qarkullimi ekonomik në Maqedoni.

Gjithashtu, ekspertët vlerësojnë se remitancat janë shumë të rëndësishme edhe për konsumin e ekonomive familjare.

Top Channel