Tiranë, ekzekutohet Franc Konomi

08/07/2010 16:00

Franc Konomi është qelluar për vdekje rreth ores 11:40 minuta në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë. (UPDATE)

Dy persona te paidentifikuar ende nga policia, i kane zene rrugen me nje motociklete, dhe nje prej tyre ka nxjerre pistoleten nga brezi dhe ka qelluar mbi Konomin 40- vjecar. Konomi eshte transportuar me shpejtesi drejt Spitalit Ushtarak të Tiranes, por ka humbur jeten gjate rruges. Mjeket konfirmuan se ne momentin e mberritjes shtetasi Franc Konomi kishte vdekur.

Ai eshte qelluar sapo ishte futur ne automjet e tij te parkuar prane trotuarit. Pjesa e perparme e xhamit ne vendin e shoferit, eshte therrmuar pothuajse e gjitha si pasoje e nente qitjeve me rradhe.  Policia ende nuk ka te dhena per ndonje identifikim te mundshem te autoreve te krimit, por ka shoqeruar nje pjese te madhe te personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes, ne afersi te sheshit “Avni Rustemi”, pak para se te hysh ne Pazarin e Ri, i cili ne oren kur ka ndodhur vrasja ka qene tejet i mbipopulluar.

Konomi i perkiste nje rrjeti kriminal, i cili ka pushuar se ekzistuari para disa vitesh. Ai eshte pjese e ekzekutimit te legjendes kriminale te kryeqytetit, Gazmend Muces, ne vitin 1993. Dy autoret e tjere te ketij krimi te bujshem Naim Zyberi dhe Fatos Keta ishin vrare me pare ne vitet 1997 dhe 1998. Konomi u shpall fajtor nga gjykata e Tiranes per krimin e vrasjes se Gazmend Muces dhe u lirua nga burgu pas trazirave te 1997-es.

Ne evidencat policore mbi elementet kriminale, emri i Franc Konomit nuk ishte aktiv deri ne vitin 2000, kur ai u arrestua per te dyten here ne nje akuze te pengmarrjes ne tentative si edhe venies se gjobave ne te holla ndaj nje biznesmeni ne kryeqytet, e kryer edhe kjo ne bashkepunim. Gjykata e denoi ate me pese vjet burg, nga te cilat Konomi kreu 2 te tretat e denimit per shkak se e pranoi krimin.

Ne pese vitet e fundit, Konomi nuk kishte dale ne skene per perfshirje ne aktivitete kriminale

Top Channel