Topi rreshtohet me NATO-n

24/07/2010 12:30

Presidenti i Republikës, Bamir Topi rreshtohet me NATO-n ne debatin qe po zhvillohet brenda dhe jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin e Shërbimit Informativ Shteteror. (UPDATE)

Kreu i shtetit deklaroi se ai do te mbetet besnik i parimeve themelore te Aleancës së Atlantikut verior duke zgjedhur qarte anen e nderkombetareve.

“Po e ndjek me vemendje kete proces. Jam shume i kujdesshem per te thene qe nuk mund te paragjykoj asnje vendim te Kuvendit, sepse Presidenti flet ne momentin, kur ka nje vendimmarrje te Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar mes insitucioneve te Kuvendit dhe institucionit te Presidentit. Ajo qe mund te them ne parim, kam qene jam dhe do te mbetem vetem luajal i parimeve fondamentale te Aleances se Atlantikut te Veriut, qe eshte aleanca me e madhe e paqes dhe sigurise. Pra, nga ky parimi madh dalin perfundime te medha dhe te rendesishme”, tha Topi.

I pyetur se kur do ta cojë në kuvend emrin per Kryetarin e Gjykates Kushtetetuse, pasi mandati i tij ka mbaruar prej nje muaji e gjysmë, Topi tha se “është shumë i kujdesshem ne te gjitha procedurat”.

“Asgje nuk e pengon kryetarin aktual te Gjykates Kushtetuese te ushtroje veprimtarine e  tij. Por, besoj se fillimi i sesionit te ri parlamentar do te  sjelle jo vetem emrin e Kryetarit, por dhe te anetareve te tjere per vendet vakante”, tha Topi.

Top Channel