Cave punon për riprodhimin e “Korbitâ€
30/07/2010 20:55
Nick Cave po punon për skenarin e një riprodhimi të filmit “Korbi”, i vitit 1994 me protagonist legjendarin Brandon Lee.
Sipas “The Wrap”, në listë nuk ka ende aktorë për rolin kryesor, pasi Cave është ende duke u menduar.
Cave ka në aktivitetin e tij edhe një roman, “Vdekja e Bunny Munro”, si dhe dy skenare të tjera.
Filmi i parë “Korbi” arriti një sukses të madh, por u shoqërua me një tragjedi për shkak të vrasjes në skenë të të birit të legjendarit Bruce Lee.
Top Channel