00:50 Lidhje Direkte me shtepine e BB7
02:00 "Fiks Fare" R
Programi i plote
PUBLICITET
Ligji për veteranët e luftës
05/08/2010 20:00

Ligji për veteranët e luftës
Me një kosto të lartë buxhetore, por që konsiderohet e matshme me sakrificën dhe flijimin e shumë familjeve kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë, qeveria miratoi projektligjin për vlerat e luftës. (UPDATE)

Ky projektligj rregullon statusin dhe u jep të drejta të veçanta, dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre nga viti 1945 deri në shtator të vitit 1999.

E veçanta e këtij projektligji është se statusi “Dëshmor i kombit”  iu njihet edhe atyre veprimtarëve që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup dhe që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor 1991.

Që do të thotë se përfitues nga ky projektligj janë edhe familja e heroit Shaban Polluzha, vëllezërve Gërvalla, familja e dëshmorit Afrim Zhitia nga Podujeva etj.

“Ky ligj vlereson dëshmorët, invalidët, viktimat civile dhe të pagjeturit dhe veteranët. Ky ligj ka kosto të lartë buxhetore, por sakrifica është e madhe dhe unike në historinë e vendit”, është shprehur Thaçi.

Projektligji në fjalë njeh statusin e komandantit legjendar Adem Jasharin, ndërsa familjes së tij në Prekaz të Skenderajt, i siguron të drejta dhe benificione të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte tjera që do t’i nxjerr qeveria.

Zyrtarët qeveritarë nuk përjashtojnë mundësinë që përfitues nga ligji për vlerat e luftës të jenë edhe qytetarët serbë të cilët janë dëmtuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale akoma nuk ekziston një listë e serbëve të dëmtuar gjatë luftës.

Zyrtarë nga kjo ministri thanë se presin aplikacionet të cilat do të verifikohen dhe nëse përshtaten me kushtet e ligjit, ato do të përfitojnë sikurse kategoritë e tjera.

Kostoja buxhetore për implementimin e ligjit për vlerat e luftës është 31 milionë euro për vitin e parë.

Për t’i evituar parregullsitë e mundshme që mund të dalin në fazën implementuese qeveria pritet të hartojë një komision i cili do të përcaktojë numrin adekuat të të gjitha kategorive të luftës.
/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Ligji për veteranët e luftës Të gjithë kritikojnë Gjyqësorin
Zaganjori: Zvarritje, vendime të padrejta… Naço: Gjyqtarët, jo sipas humorit të KLD
“Të shqyrtohen 100 vendime gjyqësore”
Balla: Deklaratën e dështoi Berisha
Rreziku i rikthimit të vizave
BSH: Rikthehet optimizmi në ekonomi
Sërish tritol në komisariatin e Fushë Krujës
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Irani, Reforma territoriale, Statusi, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.