Financat: Kontroll projekteve të Bankës Botërore

09/08/2010 10:30

Ministria e Financave do të nisë auditimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë, të cilët bëjnë të ditur se është shpallur edhe firma audituese që do të kontrollojë projektet.

Projekti i auditivit vjen në një kohë kur Banka Botërore sapo ka miratuar strategjinë e re 4-vjeçare, për financimin e disa sektorëve të ekonomisë, me vlerë rreth 275 milionë euro.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991.

Që atëherë, 68 projekte me një total prej 1.4 miliardë USD janë mbështetur nga IDA dhe IBRD dhe 10 projekte me një shumë të përgjithshme prej 185 milionë USD janë financuar nga IFC.

Aktualisht, në Shqipëri ka 15 projekte aktive në sektorin social, shëndetësi, arsim, burime natyrore, ujë dhe energji, infrastrukturë bashkiake dhe menaxhim i sektorit publik, të cilat po ndihmojnë Shqipërinë të arrijë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social që shtron rrugën për integrimin europian.

Top Channel