SHBA: SHISH, qeveria shkeli paktin

12/08/2010 23:10

Në emisionin e fundit të edicionit të katërt të emisionit ‘Top Story’, ambasadori amerikan John Withers ne intervisten e tij te fundit para përfundimit të mandatit shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për disa cështje që dëmtojnë demokracinë në Shqipëri.

Ndërsa ka shpjeguar kundërshtimin e tij në lidhje me projektligjin e Shërbimit Informativ, zoti Withers zbuloi për herë të parë se qeveria shqiptare ka shkelur një angazhim zyrtar përballë NATO-s.

“Shqiperia ndermori nje angazhim qe institucione te tilla si SHISH që permbushen standardet nga NATO nuk mund te ndryshoheshin 3 vjet pas anetaresimit dhe nese do te kishte ndryshime do te kishte proces rivleresimi nga ana e NATO-s”, u shpreh Withers.

Ai deklaroi se jane nje sere arsyesh qe Shtetet e Bashkuara jane thellesisht te shqetesuar per cdo draft projektligj apo cdo levizje apo cdo ndryshim strukturash apo personeli qe do te dobesonte apo mund te minonte profesionalismin e institucionit, autonomine e institucionit apo te mund te politizonte institucionin ne nje menyre te tille sa do te demtonte karakterin e tij themelor demokratik dhe aftesine per te vepruar ne nje kontekst demokratik.

Withers theksoi implikimet e ketij ligji per statusin dhe pozicionin e Shqiperise ne NATO.

Ambasadori deklaroi se NATO ka shprehur hapur shqetesimin per kete ceshtje ne nje kohe qe institucione si SHISH kishin bere shume pune te te arritur standartet e aleances.

Withers deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk duan qe pas nje angazhimi te qendrueshem te Shqiperise ndaj procesit te anetaresimit te ndermerrte ndonje veprim qe mund te komplikonte funksionimin e saj te vazhdueshem ne organizate, nje paralajmerim shume serioz as nje vit e gjysmë pas antaresimit te vendit tone ne aleance.

Ndaj dhe Shtetet e Bashkuara duket se kane nje mesazh te vecante per popullin shqiptar.

“Eshtë me rëndësi themelore që demokracia të mbrohet, të bëjë përpara dhe të kryejë misionin e saj kryesor qe eshte t’i sherbeje mireqenies dhe aspiratave te popullit. Nese do te kisha nje keshille do ishte shume e thjeshte: Mbrojeni demokracine tuaj. Besoj se sistemet demokratike janë ose në rritje ose në rënie. Demokracite jane ne nje lloj kercenimi. Ajo cka është e domosdoshme është që drejtuesit, mediat, institucionet të ushtrojnë funksionet e tyre qe te mbeshtesin parimet themelore mbi te cilat eshte ndertuar kjo shoqeri”, tha Withers.

Duke folur per ceshtjen e gjyqesorit shqiptar ambasadori Withers vuri ne dukje disa shqetesime.SHBA mendojne se drejtësia po bën hapa prapa në lidhje me pavarësinë dhe shkak për këtë është presioni politik.Ambasadori dha si shembull konkret ceshtjen e Gerdecit.

“Të pyesim veten a është vënë drejtësia në vend? Kjo është në thelb një pyetje për qytetarët shqiptarë, sepse është një gje që i shqetëson ata. Pyetja tjetër është nëse po ndihet drejtësia në vend?” tha Withers.

Ambasadori komentoi edhe vendimin e Gjykatës për cështjen ‘Pango’. “Nuk jam në pozicion të kritikoj një vendim të marrë nga gjykata, por mendoj se duhet që në marrëdhënien mes të drejtës së privatësisë dhe interesit për informim të publikut, interesi për informim i publikut duhet të prevalojë”, tha Withers. 

Intervista e fundit e Withers para largimit vjen nje dite pasi Top Channel zbuloi se qeveria Berisha i kishte kerkuar zyrtarisht Departamentit te Shtetit largimin e parakohshem te John Withers pasi sipas saj, Withers zbatonte nje politike personale ne Tirane.

Uashingtoni ishte pergjigjur se John Withers thote me korrektesi politiken qe i sugjeron Departamenti i Shtetit per Shqiperine, duke refuzuar keshtu kerkesen e Tiranes. 

“Une mendoj se keta persona qe kane dhene pretendime te tilla, ose jane te keqinformuar ose jane thjesht te paditur per menyren se si funksionon sistemi qeverises amerikan. Gjate kohes qe kam sherbyer ketu nuk kam bere asnje deklarate politike mbi baza personale. Ambasadoret amerikane, kudo ne bote flasin ne emer te qeverise se SHBA. Veprimet tona jane te koordinuara te miratuara nga qeveria e SHBA-se”, tha Withers.

 

Top Channel