Besa fiton Superkupën

17/08/2010 09:45

Besa e ka nisur sezonin e ri me trofe, duke fituar superkupën e Shqipërisë.

Kavajasit e Duros kanë mundur 3-1 në Durrës, kampionët e Dinamos të cilët e kanë mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë dhe me trajnerin në tribunë.

Golat për Besën janë shënuar nga Poçi (’64) me penallti, Dhëmbi (’74) dhe Shtini (’85), ndërsa për Dinamon goli i nderit është shënuar nga Bakaj (41’).

Dy lojtarët që kanë dalë me të kuq për dinamovitët ishin Peqini dhe Pisha.

Kjo është hera e parë që Besa fiton këtë kupë.

Top Channel