Himara, reagojnë studentët

18/08/2010 15:20

Një grup studentësh të Universitetit të Vlorës kanë kërkuar përpara  godinës së Prokurorisë se qytetit lirimin e 8 të rinjve vlonjatë të cilët mbahen të izoluar në ambientetet e paraburgimit.

“Kërkojmë paanshmëri dhe drejtësi. Kërkojmë procedim të 8 të rinjve studentë vlonjatë në gjendje të lirë. Këta të rinj nuk kanë përse të rrijnë të burgosur për shkak të deklaratave të politikës nga dy anët e kufirit”, thotë njëri prej organizuesve të protestës, Eneid Hamzai.

Sipas tyre arrestimi i 8 te rinjve eshte bere per ceshtje politike. Grupi i studenteve tha se mbi te rinjte duhet te rendoje vetem akuza e shkaktimit te nje aksidenti rrugor, e jo per vrasje per qellime politike.  

Top Channel