Të rinj dhe të pabindur

18/08/2010 15:30

Cdo ditë të paktën 2- 3 ngjarje regjistrohen në policinë e Tiranës si sulme mes të rinjsh, grindje që nisin që nga motivet tejet ordinere deri tek sherre nën efektin e alkoolit.

Statistikat flasin për të rinj që gjithmonë e më shumë tentojnë t’i zgjidhin cështjet mes njëri-tjetrit në mënyra agresive, ndërsa për policine grupmoshat me problematike të skeduar si protagoniste sherresh jane te rinj nga 16 deri ne 25 vjec.

Por në harten e njerëzve qe hapin probleme per sigurine dhe rendin jane edhe te miturit vjedhes.

“Grupmoshat me problematike jane nen 14 vjec dhe 16 vjec si grabites dhe 16-25 vjec per grindje. Ne hartuam nje program te vecante ne disa shkolla mbi parandalimin e alkoolit dhe lendeve narkotike dhe duhanit”, thotë shefi i sektorit të Rendit dhe Sigurisë publike, Bedri Hasani.

Sipas zotit Hasani ne Shqiperi nuk zbatohet ligji i ndalimit te konsumimit te alkoolit nen 18 vjec cka sjell edhe perfshirjen e te rinjve ne ngjarje. Rebele per shkak te moshes adoleshentet se fundmi ne Tirane i pakenaqesirat e tyre edhe me nje tendence te re , sikurse eshte largimi nga shtepia. Muajt e fundit 17 adoleshente kane lene shtepite per disa dite me radhe pas debateve me prinderit.

Keto probleme nuk jane te reja, por ajo qe bie ne sy eshte se cdo vit qe kalon shton statistikat dhe sjell fenomene te reja qe i ben adoleshentet dhe te rinjte shqiptare jo vetem autore krimesh, por edhe viktima te sjelljeve te tyre.

Top Channel