Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën
Pas formimit të komunave të reja me shumicë serbe Graçanicës, Ranillugut, Kllokotit, Parteshit, si dhe zgjerimit të komunës së Novobërdës, Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal paralajmëron se hapat e ardhshëm në procesin e decentralizimit do të jenë në krijimin e komunës veriore në Mitrovicë.
Ministri i Pushteti Lokal, Sadri Ferati, sipas Telegraf, thotë se me fuqizimin e mekanizmave vendorë dhe punën e faktorit ndërkombëtar në vend të do të krijohen mundësitë për formimin e komunës në veri.
“Tani ka mbetur themelimi i komunës në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Është një numër shumë i madh i qytetarëve, me të cilët ne bashkëpunojmë dhe që dëshirojnë që të ketë ndryshime, sepse janë lodhur nga ajo mënyrë e jetës. Pra, ai ambient jo i sigurt është pengesa kryesore”, thotë Ferati.
Top Channel