OKB sulmon Francën

28/08/2010 13:20

Kombet e Bashkuara sulmojnë ashpër Francën pas dëbimit të qindra romëve nga vendi. Zevendes presidenti i Komitetit te OKB-se kunder racizmit, Pier Rishar Prosper ka kritikuar qeverine franceze se po vepron mbi baza raciste dhe ksenofobe.

Ai bëri thirrje Parisit të luftojë shtimin e racizmit dhe ksenofobise ne France.

“Ky nuk është problem francez por evropian. Zgjidhja duhet të jetë evropiane. Ka legjislacione te brendshme por edhe politika të BE-së që duhet të hyjnë në lojë. E këshillojmë Francën t’i marrë të gjitha këto në konsideratë, ndersa ajo vazhdon dëbimet”, thote Prosper.

Qeveria u pergjigj kritikes me nje deklarate, ku pretendon se po i përmbahet ligjeve evropiane dhe atyre ndërkombëtare. Zyrtarët francezë i mëshojnë idesë se të gjithë romët që u larguan me avion pranuan vullnetarisht të linin vendin dhe u kompensuan me para.

Top Channel