Ura mbi Lanë, Rama: Punimet mbarojnë në dhjetor

01/09/2010 15:55

Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama i premton qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve se punimet që po kryhen për zgjerimin e ures mbi lumin Lane, pranë Shkollës Tekonologjike do të perfundojnë përpara vitit të ri.

Punimet per zgjerimin e kesaj ure parashikohej te zgjasnin 10 muaj, e te perfundonin ne fund te muajit maj. Por duket se problemet me trafikun kane sjelle nevojen e pershpejtimit te tyre. Kryetari i bashkise u ka kerkuar qytetareve, mirekuptim per trafikun e krijuar, sidomos ne kete aks, duke e cilesuar kete si nje nderhyrje te domosdoshme per lehtesimin e tij.

“Kjo është një pikë strategjike e zhvillimit të mëtejshëm të qytetit, që ka të bëjë me lehtësimin e levizshmërisë së makinave dhe cuarjen përpara të procesit transformues të të gjithë vijës së Lanës, ku me ndërhyrjen që po bëhet do të kemi një tjetër segment që do t’i kthehet qytetit si një përmasë e re, e gjelbër, por edhe si një zgjidhje përfundimtare për shkarkimin e ujërave”, u shpreh Rama.

Duke devijuar shtratin e lumit te Lanes ne kete segment, ura eshte projektuar me 6 korsi levizjeje ne te dyja drejtimet e saj. Ajo do te pajiset me sinjale te ndricueshem dhe elektronike. Sipas parashikimeve realizmi i ketij projekti do te kete impakt te rendesishem ne rritjen e shpejtesise mesatare te levizjes se mjeteve private dhe atyre publike, cka pritet  te reduktoje ndjeshem trafikun.

Top Channel