Makinat e vjetra, jo të detyruara për targat e reja

02/09/2010 15:50

Vendosja e targave të reja nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për qytetarin.

Aplikimi i targave të reja do të fillojë për automjetet të cilat nuk janë targuar asnjë herë.
 
“Targa e re do te hyje ne qarkullim ne muajin janar. Do te targohen automjetet qe nuk jane targuar me pare. Për automjetet qe kane targa, venia e te rejave s’do te jete detyrim, ne do te aplikojme procedura pa kosto per qytetarin”, thotë Kreshnik Bozdo, drejtori i Sherbimit te Transportit.

Sipas Ministrise se Transporteve vendimi i qeverise per ndryshimin e modelit te targave e automjeteve qe qarkullojne ne Republiken e Shqiperise erdhi per disa arsye kryesore. E para sepse po shkojne drejt perfundimit kombinimet midis numrave dhe shkronjave per targat aktuale dhe se targat e regjistrimit te mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqesore dhe teknologjike jane te njejta, gje e cila ka lene vend per abuzime.

Top Channel