Pavarësia, Berisha: Të ndërtohet parlamenti i ri

08/09/2010 15:05

Ne axhenden e prioriteteve te qeverise, kryeministri Sali Berisha, shpalli ne mbledhjen e perjavshme te kabinetit, pergatitjet per kremtimin e 100 vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar, ne 28 nentor 2012. (UPDATE)

Nje 100 vjetor, qe sic thote kryeministri Berisha do te duhet te shenoje ndryshimin me te madh te mundshem te vendit.

Dy nga veprat madhore qe kryeministri Berisha shpalli ne mbledhjen e qeverise per te kremtuar 100-vjetorin e pavaresise jane me simbolike te dukshme. Vepra e pare eshte ndertimi i nje godine te re per parlamentin shqiptar, qe simbolizon republiken parlamentare. Nuk eshte ende e qarte nese parlamenti i ri do te jete aty ku eshte sot dhe as, nese do te merret ne konsiderate nje projekt qe u zgjodh para tre vjetesh, te godina e kryesise se kuvendit, sepse kryeministri Berisha foli per rishikim te projekteve.

“100 vjetori duhet ta gjejë këtë republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës, të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë ndërtimin e parlamentit, një konkurs u bë, të rishqyrtohen edhe një herë projektet, të fillohet pa humbur kohë me projektin e zbatimit dhe Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të parlamentit, një ndërtim modern, funksional, të denjë për Shqipërinë 100 vjeçare”, tha Berisha.

Vepra e dyte madhore eshte caktuar te jete ndertimi i nje stadiumi te ri per kryeqytetin, nje simbol qe lidh sportin me rinine dhe vitalitetin e kombit shqiptar.  Edhe per stadiumin nuk eshte vendosur nese do te jete ne vendin aktual ku ndiodhet stadiumi kombetar, apo do te ndryshoje.

“Janë me qindra e mijëra fansa, tifozë të cilët bëjnë energjinë e vërtetë, më të pastër të futbollit shqiptar, të cilët kërkojnë që vendi i tyre, kryeqyteti i tyre të ketë një tsadum të parametrave më modern.Ndaj Ministria e Turizmit, Kulturës, Risnisë dhe Sporteve të shqyrtojë të gjitha variantet e mundshme, por në 100 vjetorin e pavarësisë duhet që kryeqyteti të ketë një nga stadiumet më moderne”, theksoi Berisha.

Ndertimi i ketyre veprave dhe i disa te tjerave ne qytete te ndryshme te vendit, perfshire dhe Vloren do te ndiqet nga nje komision qeveritar. Ndersa ne rrafshin historik, sipas kryeministrit Berisha eshte i domosdoshem ridimensionimi i figures se mbretit Ahmet Zogu, si nje kusht moral per te vendosur te verteten historike ne piedestalin qe meriton; si themelues i shtetit modern shqiptar, qe konsolidoi ne menyre perfundimtare pavaresine e tij.

Top Channel