Balerinat e natës, profesioni më i ri në Shqipëri

14/09/2010 19:20

Mbrëmja arrin kulmin në një natë të nxehtë ku qindra sy fokusohen teksa balerinat e natës kryejnë levizjet e tyre joshese. Balerinat janë motivi i lokaleve të natës ku klientela shtohet bashkë me oreksin për të konsumuar më shumë.

E nisur si një profesion i importuar nga kubiste të huaja që vizitonin herë pas here klubet shqiptare, së fundi  pagesa e mire ka joshur edhe balerinat shqiptare. Santana Saliasi eshte nje nga keto vajza qe guxojne që në një shoqëri maskiliste, të ushtrojnë profesionin e vështirë të kubistes. Ajo del nga shtepia per te shkuar ne provat e nje nate te tille.

“Une kam mbaruar shkollen per balerine dhe kete e kam profesion”, thote ajo. Santana ka mesuar shume lloje kercimesh por nje nga te kerkuarat eshte edhe belly dance. “Kete kercim kane filluar ta preferojne shume ne festa ditelindje”, shton balerina.

Per nje nate speciale feste, Santana organizohet ne menyre te tille. “Ne raste te tilla ne kemi nje keorograf dhe mesojme levizjet bashke me 2-3 vajza te tjera”, shton ajo. Stina e veres eshte periudha me fitimprurese per Santanen gjithashtu edhe me e kendshmja ne lokalet e hapura buze detit. “Ky profesion te jep leke. Mund te fitoj edhe 1 milion ne muaj. Me japin edhe bakshishe. Ndonjehere fitoj me shume me bakshishe sesa me rroge”, pohon Santana. Ajo eshte nje vajze qe jeton me prinderit dhe per ta ky profesion nuk perben ndonje problem.

“Une kete profesion kam se shkollen e kam bere per balerine. Prinderit nuk me pengojne por ne nje periudhe me shoqeronte mami”, shprehet vajza. Te papriturat jane te ndryshme dhe ngacmimet sigurisht qe jane pjese e nates por Santana di te reagoje.

Veshjet e balerinave jane te ekzagjeruara po aq sa edhe nje vajze qe vjen per t’u argetuar ne lokal dhe per Santanen kjo nuk ka ndonje ndryshim madje thote se më të rrezikuara janë ato. “Sic vishem une ka plot vajza qe vijne dhe jane me veshje te tilla por une jam e mbrojtur ne krahasim me ato”, vijon balerina. Per nje balerine, jeta e klubeve te nates ka te mirat dhe rrisqet e saj. Por për t’ia dalë mbanë me sukses, mjafton që thjesht të jesh profesioniste dhe të fokusohesh vetëm tek puna.     

FOTO GALERI
1/3

Top Channel