Tiranë, tregtarët kundër kasave

22/09/2010 20:00

Dhjetra tregetarë të tregut industrial pranë Medresesë, në kryeqytet, protestuan kundër gjobave të vëna nga inspektorët e tatimeve për mungesë të kasave fiskale. 

Tregtarët thonë se nuk do të pranojnë t’u instalohen kasat. “Nuk ka kuptim që të na vënë kasa. Do protestojmë kundër këtij vendimi. Ky është një treg që punon vetëm 4-6 orë në ditë, si të na vënë kasa?”, ka deklaruar një prej tyre.

Tregtarët thonë se vënia e kasava është një kosto shtesë të cilën ata nuk mund ta përballojnë me këto të ardhura që kanë.

“Ka rënë puna fare, kasa bën 500 euro, ne 12 mijë lekë dita bëjmë xhiro. Me cfarë lekësh ta paguajmë? I paguajmë të gjitha taksat, kemi nxjerrë licensa, kjo tani është taksë mbi taksë”, është shprehur një tjetër.

Policia ndërhyri për lirimin e rrugës, e cila u bllokua për rreth 30 minuta nga protestuesit.

Tregtarët paralajmërojnë se do t’i vazhdojnë protestat e tyre derisa qeveria të anulojë vendimin për pajisjen me kasa fiskale për ta.

Top Channel