Fier, riciklim mbeturinave

23/09/2010 19:05

Bashkia e Fierit është bashkia e parë në Republikë që vë në zbatim projektin për riciklimin e mbeturinave urbane. 

Ky projekt është financuar nga mbretëria e Vendeve të Ulëta dhe me konsulencën e “Co-Plan”.

Ndarja e mbeturinave në tre kosha dhe ndërtimi i impiantit për riciklimin e tyre do të përmirësojë ndjeshëm pastërtinë e qytetit.

Në takimin e organizuar për këtë qëllim mernin pjesë zëvendësministri i Mjedisit dhe ambasadori i Holandës në vendin tonë.

Ambasadori e ka përcaktuar vendin tonë si vend me problem madhor në pastrimin e qyteteve nga mbetjet urbane.

Në qendër të qytetit të Fierit, zëvendësministri i Mjedisit dhe ambasadori i Holandës prenë shiritin e promovimit të këtij projekti pilot.

Në të gjithë qytetin janë shpërndarë kosha për hedhjen e mbeturinave, të cilat do të ndahen nga vetë qytetarët, sipas përbërjes që kanë e më pas do të dërgohen në impiantin e riciklimit.

Top Channel