PS: Të hetohet Kulicaj

27/09/2010 15:10

Zëvendësdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kulicaj është shënjestruar nga Partia Socialiste, e cila duke iu referuar akuzave të bëra nga ish-ministri Dritan Prifti ka kërkuar largimin e tij dhe venien e menjehershme nen hetim nga ana e Prokurorise se Pergjithshme.

“Në cilin vend demokratik, mund të imagjinohet që Policia e Shtetit t’i dalë në mbrojtje një zyrtari që akuzohet për kontrabandën e naftës?”, tha Balla.

Mosreagimin e drejtesise, Partia Socialiste e ka cilesuar si gjunjezim te saj perballe qeverise, e cila sipas selise roze eshte mbytur ne korrupsion , shperdorim detyre dhe se fundmi edhe ne kontrabande.

“I kujtojme prokurorise se nuk e kanë luksin të qëndrojnë të heshtur përballë një akuzë të tillë që vjen nga vetë ministri i Ekonomisë së kësaj qeverie, Dritan Prifti”, tha Balla.

Pak dite me pare ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti akuzoi zëvendësdrejtorin e pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj si te implikuar ne kontrabanden e naftes.

Top Channel