Rumani, dorëhiqet ministri i Brendshëm
27/09/2010 18:15
Ministri i Brendshëm i Rumanisë, Vasile Blaga njoftoi sot në një konferencë për shtyp dorëheqjen e tij, tre ditë pas protestës së mijëra policëve.
Ditën e premte, rreth 6 mijë policë u mblodhën jashtë pallatit presidencial në Bukuresht, për të protestuar kundër uljes së pagave me 25 për qind dhe duke kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe ministrave.
Gjatë javës, protesta të shumta janë mbajtur pasi qeveria rumune paraqiti projektin e saj për të shkurtuar pagat, në mënyrë që të reduktohet deficiti buxhetor.
Blaga e bëri dorëheqjen e tij publike, por përmendi edhe arritjet e Ministrisë së Brendshme gjatë drejtimit të tij, duke theksuar se ishte i vetmi institucion që tërhoqi 600 milionë euro fonde nga BE.
Top Channel