Champions, Spartaku i Moskës, “krenaria” ruse

28/09/2010 21:40

Spartaku i Moskës po ruan me dinjitet nderin e skuadrave ruse në Champions League.

Moskovitët kanë shënuar një 3 golësh në ndeshjen e dytë të grupit F përballë Zilina-s, duke marrë drejtimin e grupit me 6 pikë. Heroi i ndeshjes është braziliani Ari që u ble në verë nga Az Alkmaar, i cili shënoi dy golat e parë, ndërsa fitoren e betonoi Ibson një minutë para fundit.

Ndeshjen e parë, Spartak e fitoi 1-0 në fushën e kampionëve të Francës, Marsejës me rezultatin 1-0. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Chelsea-t dhe skuadrës së Dechamps.  

Top Channel