Fluks padish në Gjykatën e Tiranës

29/09/2010 15:25

Ndërsa politika debaton miratimin e Ligjit për Gjykatën Administrative, në Gjykatën e Tiranës regjistrohen të pakten një mijë cështje administrative në vit, me të cilat përballen vetëm 10 gjyqtarë.

Pavaresisht se ne gjykaten civile te kryeqytetit egziston nje strukture e posacme gjyqtaresh qe shqyrtojne ceshtjet administrative fluksi i padive qe regjistrohen cdo dite ka sjelle gjithashtu nje ngarkese dosjesh e po ashtu zvarritje gjyqesh.

Ne pritje te ngritjes se Gjykates Administrative, e cila qe prej 2008 eshte akoma nje ide edhe pse ky projektligj eshte gati, kjo ministrukture prej 10 gjyqtaresh nuk po ja del te mbaje nen kontroll zgjidhjen e tyre.

Referuar nje analize zyrtare te bere per nente mujorin e ketij viti statistikat flasin per nje dyndje padish ceshtjesh administrative. Konkretisht gjate kesaj kohe jane regjistruar 1246 ceshtje administrative. kurse ne total per kete vit se bashku me te pazgjidhurat, ceshtjet shkojne ne 2426 te tilla. Per 2010, Gjykata e Shkalles se Pare ka dhene vendim vetem per 800 dosje, ndersa rreth 1600 te tjera vazhdojne te mbeten ne sirtaret e gjykatesve administrative.

Referuar te njejtes analize zyrtare, gjykatesve u eshte dashur nje kohe prej me shume se gjashte muaj per te dhene vendimin per dosjet qe ka zgjidhur kete vit dhe vetem per kater prej tyre i ka mjaftuar koha minimale prej 2 muajsh. Projektligji i cili eshte diskutuar qe ne kohen e ministrit paraardhes te drejtesise, zotit Enkelejd Alibeaj mban daten e 1 tetorit 2008. Ai parashikon grupin e ceshtjeve qe do te zgjidhe gjykata administrative , sikurse eshte gjykimi i mosmarreveshjeve administrative, si pershembull veprimet administrative pavaresisht nga forma dhe lloji, marrëdheniet e punes te rregulluara nga Kodi i Punes apo aktet nenligjore administrative te organeve qendrore dhe organeve te qeverisjes vendore.

Projektligji per Gjykaten Administrative ka patur mbeshtetje edhe te nje lobi te gjerë biznesh te mbeshtetura edhe nga programi i USAID-it, te cilet kane parlajmeruara dite e fundit per rrezikun e djegies se fondeve.

Top Channel