Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën
Situata politike në Kosovë po reflektohet edhe në punimet kuvendit. Ndonëse ishte parashikuar në rend të dites, pika për propozimin e qeverise per privatizimin e PTK-së u hoq.
Kjo u be me kerkese te LDK-se, me arsyetimin se situata politike eshte e pafavorshme pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut.Kete kerkese e mbeshteti zevendekryeministri Hajredin Kuci dhe shumica e deputeteve.
Në fakt, ky vendim erdhi pasi mediat në Kosovë citonin burime të afërta me qeverinë sipas të cilave kryeministri Thaci kishte kërcënuar me dorëheqje nëse LDK nuk miratonte strategjinë për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. Qeveria e kosoves ka marrë oferta nga 5 kompani për privatizimin e kompanisë.
Por duke iu referuar sërish burimeve në LDK-së mësohet se mosmiratimi do të ishte një kundërpërgjigje ndaj mungesës së përkrahjes për Sejdiun nga ana e PDK. Por i pyetur mbi këto zërat për dorëheqjen e mundshme të kryeministrit, zëvendësi i tij Hajredin Kuci u ka thënë gazetareve se janë të pasakta duke aluduat madje deri në sajimin e tyre. Ai tha se në qeveri punët janë duke shkuar më së miri.
Top Channel