Kolumbia e Peruja hapin kufirin me Ekuadorin

02/10/2010 01:30

Kolumbia dhe Peruja rihapën kufirin me Ekuadorin, i bllokuar pas pengmarrjes së presidenteti ekuadorian, Rafael Korrea nga 800 policë, që protestonin kundër shkurtimeve ekonomike të ndërmarra prej tij.

Kolumbia dhe Peruja mbyllën kufijtë me Ekuadorin në shenjë mbështetjeje për presidentin Korrea, gjatë kohës kur ky i fundit mbahej i rrethuar në një spital në kryeqytetin vendas nga policët e rebeluar.

U desh ndërhyrja e ushtrisë e cila fillimisht hezitoi, por më pas vendosi të lirojë presidentin vendas. Nga trazirat 3 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Top Channel