Emma Thompson në “Men in Black III”

02/10/2010 21:50

Emma Thompson është në bisedime për të interpretuar në filmin e tretë të serisë “Men in Black” që do të drejtohet nga Barry Sonnenfeld dhe ka sërish si protagonistë Will Smith e Tommy Lee Jones.

Një pjesë e mirë e historisë kthehet në kohë deri në 1969-ën dhe shikon Josh Brolin në rolin e Tommy Lee Jones i ri.

Thompson, sipas “Heat Vision”, duhet të interpretojë një supervizor të Men in Black, agjenten Oh.

Regjistrimet do të fillojnë në Nju Jork në fund të tetorit.

Top Channel