Avokati: Albino nuk është mafioz

05/10/2010 15:00

Në kohën kur cështja ‘Prudentino’ ka kaluar kufijtë e drejtësise dhe është pjesë e debatit politik, avokati i tij, Vito Felici ka mbërritur nga Sicilia në Tiranë për të hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e drejtësise në të dy vendet dhe për të dy personazhet e kesaj historie, Albino Prudentino dhe djalit të tij, Anxhelo.

Avokati i cilesoi dy klientet e tij si objekt te nje fushate mediatike te pabaze dhe shpifese, e cila eshte vene ne qender per te mbuluar nje lufte politike. Avokati theksoi se nuk ka pse Anxhelo Prudnetino te vuaje faktin, qe eshte biri i Albino Prudentinos.

“Anxhelo Prudentino nuk rezulton absolutisht i hetuar apo nen hetim, te pakten nuk eshte ne dijenine tone apo te  tij per faktin se eshte i perfshire i ati Albino. Per kete, te gjitha deklaratat e bera ne llogari te tij, jane shpifese dhe perdhosese. Emri i tij eshte lidhur shume shpesh me lidhjet e mafias siciliane, ne vecanti me Berndardo Provencanon, para kapjes se tij. Ne kete aspeket, gjykata e Barit ka mundesi te shpalle me nje vendim ne fillim te ketij viti, duke percaktuar defenitivisht se Anxhelo Prudentino eshte jashte organizatave mafioze”, tha Felici

Pas kesaj avokati i konisderoi abuzime edhe akuzat ndaj Albino Prudentinos i lakuar si nje nder bosat e Sacra Corona Unita. Avokati tha se Albino nuk eshte denuar ndonjehere per kete, i vetmi denim eshte ai per kontrabande cigaresh.

“Albino nuk ka marre asnje here asnje denim te formes se prere per kete shpifje te madhe. Ai ka  marre nje vendim per shoqeri kriminale, per kontrabande cigaresh, per fakte te verifikuara ne fund te viteve 90. Ne kete rast i eshte kontestuar rrethana rendese e shoqerise mafioze, per lidhje me kriminalitetin sicilian. Por ne kete procedim kjo lidhje me kriminalitetin mafioz eshte anuluar. Ne fund denimi i Albino Prudentinos eshte i idhur vetem me kontrabande cigaresh. Ai ka kater vjet qe eshte nje qytetar i lire pasi ka perfunduar denimin e dhene. Keto konfirmohen nga fakte e shkresa prane autoritetve gjyqesore”, tha Felici.

Ne fund te konferences avokati lexoi nje leter te Anxhelo Prudentinos, i cili sikurse avokati nenvizonte faktin e sulmeve te padrejta ne adrese te tij

Top Channel