KLD, inspektim në Gjykatën e Tiranës

07/10/2010 09:25

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është duke kryer një inspektim të befasishëm në Gjykatën e Tiranës.

Në këtë proçes janë duke marrë pjesë 12 inspektorë.

Kontrolli po monitorohet nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.

“Në Gjykatën e Tiranës, nuk ka rregull, disiplinë dhe solemnitet. Qytetarët zvarriten në proçese maratonë që zgjaten vite të tëra”, është shprehur Spahiu.

Top Channel