CEZ do t’i hiqet monopoli

07/10/2010 16:30

Ministri i Energjetikës Ilir Meta tha se qeveria do i heqë kompanisë ceke CEZ monopolin në shpërndarjen e energjisë elektrike.

“Angazhim im dhe i qeverisë është lufta kundër cdo lloj monopoli në treg. Nëse sot do të kemi një situatë të tillë kur kemi vetëm një operator shpërndarje, absolutisht që ligji nuk na pengon, po do të kërkojmë edhe futjen e operatorëve të tjerë”, tha Meta.

Ndonëse skema e qeverisë për liberalizimin e shpërndarjes së energjisë elektrike mbetet ende e paqartë Ilir Meta nuk përjashtoi mundësinë e futjes së një operatorit të dytë kombëtar në treg.

Zoti Meta tha se në shpërndarjen e energjisë ka probleme dhe i kërkoi CEZ të plotësojë detyrimet ndaj qeverisë dhe konsumatorëve

Tregu i shpërndarjes së energjisë elektrike ka një xhiro vjetore mbi 300 milionë euro dhe që prej vitit të kaluar zotërohet nga kompania ceke CEZ, një nga më të mëdhatë në Europën Lindore.   

Top Channel