Vizat, PSE përshëndet votimin në PE

08/10/2010 10:55

Partia Socialiste Europiane pershendeti rezultatin e votimit ne Parlamentin Europian pro liberalizimit te vizave per Shqipërine.

Duke komentuar voten e djeshme, Kristian Vigenin, kryetar i task force-s se PES-se per zgjerimin e Ballkanit Perendimor dhe anetar i bordit drejtues te kesaj partie, u shpreh i kenaqur qe shqiptaret me ne fund do te mund te bashkohen me pjesen tjeter te kontinentit europian e te udhetojne lirisht ne vendet e BE-se.

Megjithate, eurodeputeti theksoi me force se vota ne Strasburg ishte nje ‘po’ per popullin shqiptar, dhe ‘jo’ per qeverine aktuale te Shqiperise.

Miratimi i Parlamentit Europian deshmon sipas Vigenin angazhimin e thelle te socialisteve europiane per Ballkanin Perendimor dhe per rrugen e Shqiperise drejt Bllokut Ruropian. “Partia Socialiste shqiptare,- pohon eurodeputeti,- ka bere nje pune te jashtezakonshme ne gjithe keta muaj per te farketuar mbeshtetjen ndaj ketyre masave kaq te rendesishme per te gjithe qytetaret shqiptare”. Ai thekson madje dhe faktin qe prezantuesja dhe hartuesja e raportit te votuar ne parlament, Tanja fajon, eshte vete nje socialiste. Partia Socialiste Europiane eshte aktivisht e perfshire ne Ballkanin Perëndimor qe prej viteve 90 dhe ka ngritur nje rrjet solid partish politike dhe levizjesh socialiste e social-demokrate ne rajon.

Top Channel