Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu propozoi që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen më 6 mars.

Sejdiu zhvilloi një takim me ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, me të cilin bisedoi për mbajtjen e datës së zgjedhjeve.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është që zgjedhjet të jenë brenda afateve kushtetuese dhe data më e përshtatshme është 6 mars”, tha Sejdiu.

Sipas tij, kjo kohë do të jetë e përshtatshme për përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve të vendit nga vota e lirë e qytetarëve.

Top Channel