Shkodër, vrasje për gjakmarrje

08/10/2010 14:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhi në zemër të qytetit të Shkodër në rrugën pedonale, ku nje person eshte vrare dhe nje kalimtar eshte plagosur.

Autori ngjarjes eshte kapur vetem pak metra larg vendit eshte ngjarjes pasi aty rastesisht ndodheshin sherbimet e policise. Sipas policise dyshohet se ngjarja ka motive gjakmarrje. Viktima eshte shtetasi Dritan Prroni 28 vjeç i cili ishte duke ecur pergjate rruges pendonale.

Atij i eshte afruar nje person me pistolete dhe e ka qelluar duke e plagosur ne kembe. 28-vjecari ka nxituar te largohet por agresori e ka ndjekur dhe ne mes te kalimtareve, shumica nxenes dhe studente e ka qelluar serish ne distance te afert dhe e ka vrare.

Ndërsa qellonte ne drejtim te viktimes autori ka goditur rastesisht ne kembe edhe nje kalimtar duke e plagosur.

Ai ka hedhur armen ne toke dhe ka nxituar te largohet por eshte kapur nga policia e cila identifikoi shtetasin Mark Njemza si autor te vrasjes. Arma eshte sekuestruar ndersa dyshohet se vrasja eshte nje gjakmarrje pasi xhaxhai i viktimes kishte vrare ne vitin 2007 vellanë e autorit te ngjarjes se sotme.

Top Channel