Liverpool, në garë edhe manjati nga Singapori

13/10/2010 09:55

Liverpool vazhdon të notojë në ujëra të turbullta pasi pronarët Hicks dhe Gillet vendosën të mos e shesin shoqërinë tek një kompani amerikane.

Borxhet e mëdha vazhdojnë të mbajnë peng situatën në klub. Shpëtimtari i momentit mund të jetë milioneri nga Singapori, Peter Lim, i cili njoftoi se do bëjë një ofertë prej 360 milionë sterlinash për të blerë klubin.

Gjithsesi, në pole position qëndron shoqëria amerikane New England Sport Ventures (Nesv) që ka ofruar 300 milionë stërlina.  

Top Channel