Lazio ëndërron Adebayor

13/10/2010 13:45

Vendi i parë në Serie A ka bërë që Lazio të synojë ta mbajë për shumë kohë pasi tenton një goditje të mëdhe në merkato.

Bëhet fjalë për togolezin e Manchester City-t, Emanuel Adebayor. “Do jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë por unë duhet të luftoj për një vend titullari. Nëse nuk vazhdoj të luaj këtu do shkoj diku tjetër”, deklaron sulmuesi që nuk i ka marrëdhëniet pozitive me trajnerin Mancini.

Ndoshta janari do shënojë një pikë kthese në karrierën e sulmuesit që mund të ndryshojë skuadër por jo fanelë (Lazio dhe City kanë të njëjtën ngjyrë fanele). Sipas “La Repubblica”, klubi italian mendon që ta afrojë ish lojtarin e Arsenalit që në muajin janar.

Vitin e shkuar, City e bleu Adebayor nga Arsenali për 28 milionë euro dhe Lazio mund të bëjë një sforcim të madh ekonomik për ta pasur në grupin bardhekaltër.   

Top Channel