Kuvendi, Balla: Mos u fshihni pas imunitetit

14/10/2010 11:20

Seanca e sotme parlamentare është zhvilluar sërish me debate mes deputetëve të dy kampeve politike me akuza dhe kundërakuza për korrupsion, përfshirje në afera dhe abuzime me detyrën.

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi deputetët demokratë se fshihen pas imunitetit dhe nuk shkojnë në gjykatë, sepse kanë frikë për shkeljet e vazhdueshme që kanë bërë.

Balla i ftoi kolegët e shumicës që të shkojnë në gjykatë, ndërsa akuzoi ministrat dhe qeverinë ‘Berisha’ për vjedhje dhe korrupsion.

Ndërkohë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli përmendi votimin në Parlamentin Evropian të propozimit për liberalizimin e vizave dhe theksoi se opozita është e trishtuar qe mazhoranca arriti përmbushjen e standardeve për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.

“Jeni të trishtuar se po liberalizohen vizat. Ne kemi luftuar krimin dhe korrupsionin, organizatat kriminale, ‘Aldo Baret’ me të cilët opozita dje në pushtet kishte lidhje të forta”, tha Topalli.

Top Channel