“Albanians got talent” starton të premten

14/10/2010 21:05

Spektakli televiziv “Albanians got talent”, nga kjo e premte do të ndezë dritat e skenës së tij për t’u dhënë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve që të tregojne talentet e tyre, duke performuar gjithcka dëshirojnë.

Prezantuesit e ketij formati jane Albana Osmani, tashme e njohur ne drejtimin e programeve muzikore dhe Benet Kaci, pas nje eksperience te gjate ne televizionet e Kosoves. Autor i versionit shqiptar te ketij formati qe transmetohet ne shume vende te botes eshte Rezart Aga. Ne gjashte javet e para, do te jete juria qe do te vendose kush do te shkoje ne 3 gjysmefinalet.

Ne kete faze, vendimit te saj do t’i shtohet edhe ai i publikut. Ne naten finale, qe do te jete nje surpize ne vetvete, fituesi do te dale vetem nga votat e publikut, duke fituar cmimin e madh prej 20 mije eurosh.

Top Channel