Karaburun, sekuestrohet gomonia

16/10/2010 10:45

Sekuestrohet një fomone në Gjirin e Shën Janit në Karaburun. Sipas informacionit të marrë nga policia kufitare gjatë natës është identifikuar një mjet në afërsi të Gjirit të Vlorës.

Forcat kufitare janë vënë në ndjekje të gomones duke i bërë thirrje drejtuyesve të saj për të ndaluar.

Pas disa minutash policia ka gjetur mjetin lundrues 6 metra të gjatë me një motorr 250 kuaj fuqi, të braktisur.

Mësohet se në gomone kanë gqenë dy persona që do e përdornin mjetin për kontrabandë.

Top Channel