Prodhimi vendas mbush tregun

17/10/2010 19:55

Prodhimi vendas ka arritur të plotësojë nevojat e tregut, fakti që tregu është i mbushur me produkte vendi ka bërë që çmimet këtë fund sezoni të jenë të arsyeshme.

Tregëtarët shprehen se çmimet kanë qenë normale në këtë sezon, dhe vetëm rrushi ka patur pak rritje, ndërsa produktet e tjera, sipas tyre kanë pësuar edhe ulje. Ata shprehen gjithashtu se të gjitha produktet janë shqiptare, përveç disa kulturave që nuk zhvillohen në vendin tonë.

Por, edhe pse çmimet janë të arsyeshme, shitjet janë të dobëta dhe se blerjet janë të pakta nga konsumatorët.

Tregëtarët thonë se pas rreth 10 ditësh pritet që në treg të hyjë prodhimi i dytë i serrave, ndërsa nga fundi i muajit nëntor pritet të fillojnë mungesat në treg e për pasojë të hyjë mall importi.

Top Channel