Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë të japë kontributin e saj për respektimin e Kushtetutës dhe institucioneve të Kosovës.

“LDK, ashtu si edhe deri tani, mbetet një kontribuese dhe garantuese e stabilitetit dhe proceseve kushtetuese në Kosovë”, ka pohuar Sejdiu.

Deklaratën e tij ish-presidenti kosovar e bëri gjatë një takimi me ambasadoren e Republikës Ceke në Prishtinë, Janina Hrebickova, me të cilën diskutoi mbi situatën politike.

Top Channel