Gjykata e Hagës ka refuzuar sot kërkesën e ish-anëtarit të UCK-së Haradin Balaj, për të fituar lirimin pas shlyerjes së gjysmës së dënimit 13 vjecar.

Balaj u dënua në vitin 2005 me 13 vjet burg për vrasje të popullsisë shqiptare dhe keqtrajtimin e të burgosurve serbë në bazën e UCK-së në Llapushnik, në vitin 1998.

Vendimi në fjalë u konfirmua më pas edhe në shkallën e Apelit të gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës, e cila e dërgoi Balajn në Francë për të vuajtur dënimin.

Haradin Balaj u arrestua në Kosovë, nga trupat ndërkombëtare në vitin 2003, nën akuzën e vrasjes së 11 robërve të luftës.

Top Channel