Vangjeli: 4-5 deputetë me mandat të jashtëligjshëm

18/10/2010 22:25

Në vijim të fjalës së tij në “Shqip” analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se të paktën 5 deputetë, sipas tij e kanë marrë mandatin në mënyrë të jashtëligjshme.

Zoti Vangjeli përmendi dy raste ndër deputetët atë të ish-kryetarit të Bashkisë së Klosit, dhe atë të Gerti Bogdanit, që sipas tij në kundërshtim me ligjin nuk kanë dhënë dorëheqjen nga postet në pushtetin vendor.

“Deputeti Gerti Bogdani ushtronte detyrën e tij si kreu i njësisë bashkiake edhe gjatë periudhës së kandidimit për deputet, madje ka marrë edhe vendime si kreu i asaj njësie”, deklaroi zoti Vangjeli.

Më tej analisti Vangjeli përmendi nenin 69 të Kushtetutës, i cili shprehimisht pengon kryetarët e komunave, bashkive dhe të njësive bashkiake të kandidojnë për deputetë.

Top Channel