Galliani: Mund të përfundonte 5-0

21/10/2010 17:10

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, deklaroi në lidhje me ndeshjen e grupit të Ligës së Kampioneve që Milan zhvilloi me Real Madrid, se për një moment pati frikë se mund të përfundonte “5-0 në favor të spanjollëve”.

“Kur pëson dy gola në atë mënyrë rrezikon të kthehesh në shtëpi me goleadë,” tha Galliani.

Mbi zërat për një rikthim të mundshëm të Kaka’ me Milanin, Galliani theksoi se braziliani “është një lojtar i Real Madrid dhe aty do vazhdojë të luajë. Për momentin nuk është i mundshëm rikthimi i tij.”

Përsa i përket Gareth Bale, uellsianit të Tottenham që i shënoi tre gola Interit në ndeshjen e djeshme, Galliani u shpreh se “gjithmonë më ka pëlqyer, është një lojtar fantastik, por momenti më i mirë për tu blerë ishte kur kishte probleme me dëmtimet. Tani që ka shpërthyer si lojtar kushton shumë.”

Top Channel