Konferencë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

22/10/2010 14:35

Në kohën kur vijonin diskutimet e partive politike, zhvillonte punimet një konferencë ndërkombëtare mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Në konferencë merrnin pjesë disa nga njohësit më të mirë të Shqipërisë dhe problemeve shqiptare, si Bernd Fisher, Miranda Vikers, Nikolas Pano, Gabriel Partosh, Misha Gleni, Xhejms Petifer, Janush Bugajski apo edhe studjues dhe analistë shqiptarë si Piro Misha, Remzi Lani, Albert Rakipi, Besnik Mustafaj, Veton Surroi, Elez Biberaj, Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Sabri Godo, etj.

Vetë tema e tepër e gjerë e konferencës mundësoi shpalosjen e reflektimeve dhe analizave të ndryshme mbi fenomenet që kanë karakterizuar tranzicionin post-komunist të Shqipërisë. Sjellja e partive dhe e udhëheqjes politike shqiptare, media, shteti, transformimet social-ekonomike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe perspektiva europiane e Shqipërisë. Konferenca do t’i zhvillojë punimet edhe të shtunën.

Top Channel