Mel Gibson nuk do të jetë protagonist në filmin “Hangover 2” ku do të kishte rolin e një tatuatori nga Bangkoku.

Aktori shpresonte t’i bashkohej Bradley Cooper pas ndarjes me Oksana Grigorieva dhe akuzat që mori më pas për dhunë dhe abuzime.

Por, regjisori Todd Philips konfirmoi se disa nga aktorët e komedisë “Hangover 2” nuk dëshironin të punonin me të.

“Mendoja se Mel do të ishte perfekt për këtë film, por kuptova që realizimi i një filmi kërkon bashkëpunim dhe disa pjesëtarë të kastit nuk janë dakord që ai të jetë pjesë e xhirimeve”, tregon Philips.

Mendohet se Zach Galifianakis (Alan në film) është aktori që nuk ka dashur të punojë me Mel Gibson.

Filmi “The Hangover 2” do të shfaqet më 26 maj 2011.

Top Channel