Madonna në publik me ‘toy boy-n” e radhës

22/10/2010 17:15

Historia mes mbretëreshës së Pop-it dhe supermodelit Jesus ka përfunduar. Madonna ka nisur të dalë në publik me të dashurin e saj të ri Brahim Rachiki, 33 vjec koreograf dhe balerin.

“Toy boy’ i radhës për Madonna-n sjell shijen orientale dhe mesa duket këngëtarja e ka shumë përzemër këtë histori.

Burime pranë ciftit thonë se ata janë të dashuruar dhe se Madonna nuk ndahet lehtë prej djaloshit me lëkurë të zeshkët.

Herën e fundit cifti është fotografuar në dalje të klubit Aura në Londër, ku Madonna ishte pranë Brahim, i cili bënte të pamundurën për t’iu fshehur fotografëve.

Top Channel