Manchester United kërkon Schweinsteiger

25/10/2010 13:15

Sipas “caughtoffside.com”, Manchester United kërkon prej kohësh një zëvendësues për Paul Scholes dhe është i gatshëm të ofrojë 39 milionë euro për mesfushorin e Bayern Munchen, Bastian Shweinsteiger.

Për lojtarin e Bayern Munchen janë të interesuar edhe Real Madrid, Inter dhe Chelsea.

Trajneri i United, Ferguson, kërkon një zëvendësues të denjë për veteranin Paul Scholes, tashmë 36-vjeçar.

Por, Manchester United nuk po ndjek vetëm gjermanin e Bayern. Një alternativë tjetër është edhe spanjolli i Athletic Bilbao, Javi Martinez.

Top Channel